Shoqata e Veteranëve për Hashimin proteston në pandemi, Rugovën e quanin tradhtar, ky është turp

Aktuale

Shoqata e Veteranëve për Hashimin proteston në pandemi, Rugovën e quanin tradhtar, ky është turp

Nga: Faton Mehmeti Më: 10 korrik 2020 Në ora: 13:13
Pamje nga protesta

Protestat e organizuara nga shoqatat e dala nga lufta kundër ftesës ndaj Thaçit dhe Veselit, në të vërtet shpalosi mjerimin me të  karakteriozen këto shoqata. Prej fillimit të  krijimit të  tyre, këto shoqata kanë  shfaqur anshmëri, dhe si të  tilla nuk kanë  pasur mbështetjen e qytetarëve të  vendit.

Të thërrasësh protesta në kohë pandemie, me Kosovën në prag të  kolapsit shëndetësor, nënkupton mos të  përdorësh trurin fare, si një  lloj roboti që është në shërbim të dikujt.

Këto shoqata, konkretisht Shoqata e Veteraneve janë po ato që kanë ofenduar publikisht dr. Rugovën, si dhe të gjithë  ish aktivistët e vrarë të LDK-së.

Si kryetari i kësaj organizate, ashtu edhe nënkryetari i saj vazhdimisht kanë shfaqur urrejtje ndaj dr.Rugovës, duke vënë nën shërbim të Hashimit dhe PDK-së. A thua me çfarë morali dhe etike këto shoqata thërrasin protestë në kohë pandemie për të  mbështetur Thaçin dhe Veselit nga ajo të cilën këta vet e kanë votuar.

Të  dytë, e kanë  ditur, por edhe të  tjerët se do të  ftohen nga kjo gjykatë, dorën në  zemër Kadriu ishte më i sinqertë, ndërkohë që  Hashimi ka bërë përpjekje diplomatike për t’iu shmangur Gjykatës Specialja me favore ndaj Serbisë.

Shoqatat duhet të  jenë të paanshme, në shërbim të kauzës të cilën e përfaqësojnë dhe jo të jenë në shërbim të dikujt. Derisa njerëzit kryesor nga Shoqata e Veteranëve ofendojnë  Presidentin Historik, dhe themeluesin e shteti të Kosovës dr.Ibrahim Rugova, asnjëherë s’do të  mund të jenë  në shërbim të Kosovës, por të klaneve të caktuara. Janë më shumë se 100 ish veteranë që kanë bërë  vetëvrasje për shkak të kushteve të rënda, por njerëzit e Hashimit në krye të saj kurrë  nuk e ngritën zërin për një gjë të  tillë. Ata vet janë  të  pasur,të tillë  janë bërë duke qenë në shërbim të  PDK, dhe jo të  luftëtarëve  të vërtetë. Hashimi, për më tepër edhe ka qenë  larg frontit, kështu që as veteranë s’mund të jetë. Atëherë pse protestohet kot?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat