Digjen dy vetura të familjes së Sabit Gecit

Aktuale

Digjen dy vetura të familjes së Sabit Gecit

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 14:16
Veturat e Sabit Gecit

Persona të panjohur kanë djegur dy vetura të familjes së Sabit Gecit. Njëra veturë e tipit Audi pronë e Sabit Geci dhe një tjetër BMW e vajzës së tij janë përfshirë nga flakët sot rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen Pejton të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, kur dy të rinj të maskuar, sic shihen në kamerat e sigurisë, i janë ofruar veturës së Gecit e kanë lyer me benzin dhe ia kanë futur flakën në kohën kur familja Geci ishte në gjumë.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe, pasi ka parë kamerat e sigurisë, e ka cilësuar këtë akt si zjarre vënie të qëllimshme. Një përgjigje policia ka thënë se kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast.

Ndërkohë një ngjarje pak a shumë e ngjashme ka ndodhur para disa ditësh edhe në lagjen Bregu i Diellit, kur disa persona kanë djegur veturën e familjes së Rrustem Mustafës-ish komandat i ZOLL-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat