Izolimi i qytetarëve nuk është në kundërshtim me kushtetutën

Aktuale

Izolimi i qytetarëve nuk është në kundërshtim me kushtetutën

Nga: H.O. Më: 10 korrik 2020 Në ora: 14:58
Riza Smaka

Ҫështja e bllokimit të lëvizjes së qytetarëve është përmendur disa herë si anti-kushtetuese. Mirëpo, njohësit e ҫështjeve juridike vlerësojnë se ajo nuk është në kundërshtim me kushtetutën.

Kështu, profesori i ҫështjeve juridike, Riza Smaka thotë se masat e ndërmarra nuk janë në kundërshtim. Mirëpo masat kundër pandemisë edhe duhet të debatohen.

“Në parim masat nuk janë në kundërshtim referuar situatës së jashtëzakonshme. Mirëpo përkitazi me rregullomin ligjor të masave kundër pandemisë mund të debatohet. Aq më parë kur sikundër shifet masat që ndërmerren janë të natyrës ad hoc, improvizative, por jo të planifikuara më parë sa dhe si do të kërkohej”, thekson Smaka.

Profesor Smaka thotë më tutje se kjo temë nuk është e rregulluar juridikisht plotësisht dhe kjo mund të bëhej me pak angazhim profesional.

“Shkaqet e veprimeve qeveritare të tilla prodhojnë pasoja të rënda që manifestohen me të dhëna statistikore ditore. Gjithsesi kjo temë nuk është e rregulluar juridikisht plotësisht as qartësisht. Kjo punë do të mund të bëhej me pak angazhim professional, por deri tani nuk është bërë, gjasat janë që gjatë një periudhe nuk do të bëhen kryesisht për shkak të strukturës së Qeverisë jo nga profesionalistë të fushave, por kryesisht nga partizanë partiak si dhe të indolencës operative”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat