Krytari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Koronavirus.
Ai ka konfirmuar se përpos plogështisë, nuk ka simptoma të tjera të Covid-19.
Shërim të shpejtë, atij i ka uruar familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së Haki Imerit. Ata kanë thënë se edhe pse nuk pajtohen me mënyrën e të bërit politikë të Mustafës, urojnë që ky i fundit të kalojë sa më shpejt këtë sfidë, përcjell Bota sot.
Reagimi i familjes në Facebook:
Edhe pse nuk pajtohemi me mënyrën e të bërit politike të Isa Mustafës mbase qenka dal pozitiv me Covid-19, i dëshirojmë shërim sa më të shpejt. Shpresojmë që anëtarët e tjerë të familjes së tij, të mos jenë prekur nga ky virus.