Mustafa i infektuar me virus, a pati kryeministri Hoti kontakt me të?

Aktuale

Mustafa i infektuar me virus, a pati kryeministri Hoti kontakt me të?

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:59
Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Media ka pyetur Zyrën e Kryeministrit Avdullah Hoti, nëse ai ka pasur kontakt me kreun e partisë së tij, apo zyrtarët e tjerë që së fundmi kanë rezoltuar pozitivë.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka njoftuar sot se ka dalë pozitiv ndaj virusit Covid 19.  

Në Zyrën e Kryeministrit nuk kanë treguar se kur është takuar Hoti për herë të fundit më kryetarin e partisë, vetëm se thonë që përgjatë agjendës së ngjeshur, kreu i Qeverisë, po i përmbahet secilit rregull të rekomanduar nga Instituti për Shëndetin Publik.

Zyra e Hotit thotë se Kryeministri ka bërë test disa ditë më parë, ndërsa rishtas nuk i është nënshtruar ndonjë testi.

“Siç edhe e kemi lëshuar njoftimin, para disa ditësh kryeministri është testuar”.

Këshilltari për media i kryeministrit, Xhavit Beqiri, i pyetur nëse Hoti ka ndonjë dyshim pasi Mustafa e zyrtarët e tjerë dolën pozitivë ka thënë se “kryeministri nuk ka asnjë indikacion” se mund të jetë i infektuar.

Ndërkaq, pas disa zyrtarëve e deputetëve të LDK’së që dolën pozitiv me koronavirus, Mustafa njoftoi se është i infektuar me Covid 19.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.

Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.Ditet në vijim to të jem i izoluar“, ka shkruar Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat