​Veliu kërkon nga stafi i MPB-së raporton ditor për gjendjen shëndetësore

Aktuale

​Veliu kërkon nga stafi i MPB-së raporton ditor për gjendjen shëndetësore

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 16:06
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka kërkuar nga stafi i ministrisë që të raportojë në baza ditore për shëndetin e tyre, në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19 brenda kësaj ministrie.

Ky është apeli i Veliut:

Ky apel vjen pas rritjes së rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Republikën e Kosovës.

“Marrë parasysh numrin në rritje të rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Republikën e Kosovës, po u drejtohen edhe një herë në mënyrë që të punojmë të gjithë së bashku për tejkalimin e kësaj situate të rrezikshme për ne, familjet dhe rrethin tonë.

Më vetëdije të plotë se ky virus mund të prekë secilin/en nga ju dhe me qëllim të mobilizimit tonë të përbashkët e të koordinuar për parandalimin dhe kontrollimin sa më të mirë dhe sa më efikas të situatës aktuale, por edhe për zhvillimet në ditët në vijim, kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, zt. Lulzim Ejupi, por edhe nga stafi i kabinetit tim, të më njoftojnë në baza ditore për gjendjen/statusin shëndetësor të zyrtarëve në Ministrinë tonë.

Ky angazhim nuk ka vetëm qëllim informimi, por objektivi primar është që të arrijmë të menaxhojmë dhe të tentojmë të kontrollojmë sa më mirë një situatë të rrezikshme për shëndetin e zyrtarëve tonë, familjeve dhe rrethit në përgjithësi.

Apeloi dhe kërkoi nga secili/a nga ju ti përgjigjeni kësaj thirrjeje nga ana ime, kërkesave nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nga kabineti im, por edhe rregullave dhe kufizimeve si nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës ashtu edhe rekomandimeve të IKShPK”, thuhet në apelin e drejtuar nga ministri i Punëve të Brendshme z.Agim Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat