Behgjet Pacolli reagon ashpër ndaj atyre që po komentojnë duke u lutur për vdekjen e Isa Mustafës

Aktuale

Behgjet Pacolli reagon ashpër ndaj atyre që po komentojnë duke u lutur për vdekjen e Isa Mustafës

Nga: N. H Më: 10 korrik 2020 Në ora: 16:21
Behgjet Pacolli dhe Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se është mirë me shëndet dhe përveç plogështisë nuk ka ndonjë simptomë tjetër.

Por, në këtë postim kanë vërshuar komente të disa njerëzve duke u lutur që kreu i LDK-së mos ta fitojë këtë betejë më COVID-19.

E, lidhur me këtë, ka reaguar edhe kreu i AKR-së, Begjet Pacolli.

Pacolli fillimish i ka uruar shërim të shpejtë Mustafës.

Kurse, ka theksuar se, “Të urojmë dikë për vdekje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm”.

Ja shkrimi i tij:

Sapo mora lajmin se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë pozitiv në COVID-19. Nga zemra i uroj shërim të shpejtë. Në të njëjtën kohë nuk mundem pa shkruar për disa nga komentet e mbrapshta dhe çnjerëzore për shëndetin e tij të disa individëve. Pavarësisht bindjës politike, ne jemi shqiptar dhe duhet të solidarizohem me njëri-tjetrin. Të urojmë dikë për vdekje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat