Eskalon deputeti i LDK-së, i vërsulet Vjosa Osmanit në Kuvend - ndërpritet seanca

Aktuale

Eskalon deputeti i LDK-së, i vërsulet Vjosa Osmanit në Kuvend - ndërpritet seanca

Nga: Bota sot Më: 10 korrik 2020 Në ora: 17:23

(E plotësuar) - Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, i është vërsulur dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Kjo e fundit, ka ndërprerë seancës pas përballjes verbale, përcjell Bota sot.

Deri tek ky moment erdhi, pas përplasjes së deputetëve, që diskutonin për rishikimin e Buxhetit.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e PDK-së, gjatë fjalës së saj u përplas me deputeten e Vetëvendosjes Fitore Pacollin.

E deputeti Ukaj, iu afrua në foltore kryeparlementares Osmani, derisa fliste deputetja Musliu.

Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës.

“Ndërpritet seanca për shkak të paedukatës së një deputeti”, ka deklaruar Vjosa Osmani.

Momenti i tensionit:

Deklarohet deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur lidhur me incidentin që ndodhi në Kuvend në mes tij dhe kryetares së Kuvendit Vjosa Osmanit.

Ukaj tha se krejt kjo filloi për shkak se Osmani ia bëri Ukajt me gisht, derisa ky i fundit tha se nuk e meritoj atë sjellje.

Tutje, ai tha se Osmani ia dha fjalën deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje që ta fyej zëvendës kryeministrin. E sipas Ukajt, në momentin kur Osmani bëri me gisht, ky i fundit reagoi.

“Nuk ka qenë incident, diçka unë reagove pse po e lejon atë të LVV’së me ja dhënë fjalën edhe me ofendu zv kryeministrin, ajo më bëri me gisht me tha ulu, ajo është tash përkrah VV’së”, ka thënë Ukaj.

Nuk e kam mërit me ma bo me gisht, nuk duhet me ja bo deputetit me gisht. Ajo dihet qëndrimi i asaj, cdo gjë kundër LDK’së”, shtoi Ukaj.

Gjithçka kishte filluar kur Fitore Pacolli e VV’së i replikojke deputetëts së PDK’së, Ganimete Musliut. E kjo e fundit i tha Pacollit, ‘mbylle gojën’.

“Mbylle gojën kur flas unë Fitore kur unë flas”.

Ndërkohë që Vjosa Osamni ia tërhjeku vërejtjen Musliut.

“Po ta tërhjeki vërejtjen…”.

Mirëpo, Musliu vazhdonte ta përsëriste frazën ‘mbylle gojën’.

“Po e përsëris prapë… Mbylle gojën kur unë flas”.

Në ato momente deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë diçka Vjosa Osmanit.

Ndërsa, Vjosa Osmani ia ktheu duke e kërcënuar që ta qesë nga salla.

“A po ulesh dhe mos bërtit, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”.

Derisa Musliu doli në foltore, Ukaj iu vërsul Vjosa Osmanit ku edhe më pas kjo e fundit e ndërpreu seancën duke thënë se seanca nuk mund të vazhdojë për shkak të paedukatës së disa deputëtëve.

“Kjo seancë do të ndërpritet për shkak të paedukatës së disa deputetëve, dhe do të vazhdojë vetëm kur të vendosë kryesia e kuvendit”.

​Driton Selmanaj përplaset me deputetët e Vetëvendosjes

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se nuk janë në ngjarje se çka po ndodh aktualisht me Kosovën, andaj siç tha ai po flasin për trashëgimi kulturore duke anashkaluar buxhetin

Selmanaj: Kam përshtypjen që nuk jeni në ngjarje se çka po ndodh në këtë vend

“Merre me mend çka flisni ju, për trashëgimi kulturore, muze, për stadium, për doktorrë e për parqe. More e keni krejtësisht gabim pikënisja e rishikimit të këtij buxheti pse ka ardhë, ka ardhë si rezultat i situatës së rëndë që e kemi në Kosovë. Kemi pandemi, kemi krizë që e gjithë bota po ballafaqohet dhe ne tash në vend se të flasim si me ja bë me 170 euro kërkesa të njerëzve, e bizneset e qereve, ne po flasim për muze e trashëgimi kulturore. Kam përshtypjes që nuk jeni në ngjarje se çka po ndodh në këtë vend”, ka thënë ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit, Hajrullah Ceko, nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili i tha Selmanajt se me i tregu deputetëve se çka po flasin është e pa pranueshme.

Ceko: Me dalë këtu me na tregu se çka po flasim është gogja e papranueshme

“Me aq sa e njoh dhe kam përcjell aktivitetin e zotëri Selmanaj, nga e kaluara mbaj mend që ka qenë shumë i zëshëm për të ruajtur parlamentarizmin dhe gjuhën parlamentare, po me dalë këtu me na tregu se çka po flasim është gogja e pa pranueshme, nuk hyn në ato suaza çfarë vet keni promovuar me vite të tëra para se me hy në politikë”, ka thënë ai.

Replikë kishte edhe nga deputeti, Fitim Uka gjithashtu nga LVV, i cili i ka thënë Selmanajt se duke e njohur mirë ketë të fundit nuk i trajton me seriozitet deklaratat e tij.

Uka: Më lejoni t’i kërkoj falje zotëri Selmanajt që sot nuk mund të debatojmë për alienët

“Më lejoni t’i kërkoj falje zotëri Selmanajt që sot nuk mund të debatojmë për alienët por të kthehemi dhe të debatojmë për problemet konkrete që i kemi në Kosovë. Nuk do ta trajtoja kaq me seriozitet deklaratën tuaj nëse ju njoh mjaftueshëm mirë, e njoh edhe deklaratën tuaj që e keni dhënë pak vite më parë që nuk do të pranoi të hyni që një koalicion që varet nga votat e listës serbe”, ka thënë ai.

Kurse, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, mori përsëri fjalën duke i kërkuar falje Hajrullah Ceko.

Selmanaj: Ceko për shkak të respektit po të përgjigjem vetëm juve

“Zotëri Ceko për shkak të respektit po të përgjigjem vetëm juve. Nëse je ndje i fyer të kërkoj ndjesë çka kom thanë dhe çka po them, krejt temat që mund të flasim mund të jenë interesante por nuk janë prioritetet për shkak të gjendjes”, ka thënë ai.

Derisa Rexhep Selimi nga LVV, iu përgjigj Selmanajt duke i thënë që nuk kanë respekt për të.

Selimi: Ne për ty nuk kemi respekt hiq

“Nuk të mora vesh çka deshtë me thanë për dikon ke respekt për dikon nuk ke, veç deshta me te thanë që ne për ty nuk kemi respekt hiq”, ka thënë ai.

***

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit.

Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës.

“Ndërpritet seanca për shkak të paedukatës së një deputeti”, ka deklaruar Vjosa Osmani.

Image
Image

***

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit.

“Nderpitet seanca per shkak te paedulates se nje deputeti”, ka deklaraur Vjosa Osmani.

***

Seanca për rishikimin e buxhetit për vitin 2020, ka përplasur Lëvizjen Vetëvnedosje dhe PDK-në.

Deputetët e dy partive më të mëdha opozitare kanë hedhur akuza e kudnërakuza përkitazi me qëndrimet rreth rishikimi të buxhetit për vitin 2020.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar deputetët e PDK-së duke thënë se këta të fundit nëpër seanca kanë pozicion oportunistë, derisa në fund përsëri votojnë.

Aliu: PDK ka pozicion oportunistë të kritikës dhe në fund votojnë

“Sa i përket kolegëve nga Partia Demokratike, pozicioni oportunistë i kritikës dhe në fund i votimit na kujton edhe të kaluarën kemi pasur situate të tilla edhe me LDK-në edhe me PSD-në edhe me krejt por ky qëndrim oportunistë nuk sjell ndonjë dobi. Ne po e dimë që ky buxhet qon në shkatërrim dhe në rëndim të më tejmë të situatës por megjithatë do ta votojmë sepse populli mendon që kanë me hekë më keq, ky është mashtrim”, ka thënë ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit nga PDK, Uran Ismaili i cili ka thënë se vota e sotme e buxhetit, do të bëhet për “hir” të qytetarëve.

Ismaili: Vota jonë që është sot është votë për qytetarin

“Ne e thamë disa herë që vota jonë që është sot është votë për qytetarin, mirëpo deputeti Aliu e konsideroj që kjo votë është oportuniste por nuk e kishte një qasje të tillë kur ne e votuam kërkesën e Qeverisë Kurti. Edhe sot jemi në situatë të njëjte ku konsiderojmë që si opozitë nuk kemi pozitë ndaj formacioneve politike në dëm të qytetarëve”, ka thënë ai.

Prapë ka reaguar deputeti i VV-së, Liburn Aliu, duke ia rikujtuar Ismailit se kanë votuar vetëm shtyrjen e afatit për 1 muaj për buxhetin, ndërsa shtoi se buxhetin e Qeverisë Kurti nuk e kanë votuar.

​Buxheti përplas Mimoza Kusari-Lilan dhe Hykmete Bajramin (Drejtpërdrejt)

Në seancën e sotme plenare për rishikimin e buxhetit, deputetja Mimoza Kusari-Lila, adresoi kritika të ashpra ndaj ministres së Financave, Hykmete Bajrami.

Kusari-Lila para deputetëve ka thënë se thirrjet e ministres Bajrami, për shkurtime dhe shpenzime, nuk qëndrojnë për faktin se siç tha ajo, kjo Qeveri po i rrit vet shpenzimet me emërimin e zëvendësministrave e këshilltarëve.

Kusari-Lila: Nuk është e vërtetë se keni ulur shpenzimet

“Zonja Bajrami sot bëri dhe thirrje dhe tregoi se janë bërë shkurtime dhe do të bëhen kursime të domosdoshme po si mund të kërkohet që të ketë një mirëkuptim për shkurtime të shpenzimeve dhe atë se çka është e domosdoshme kur vetë i rritni shpenzimet. Nuk mund askush ta mohojë se rritja e ministrive, emërimi i zëvendësministrave, këshilltarëve e kështu me radhë do të rritë shpenzimet e qeverisë”, ka thënë Kusari-Lila

Derisa ministria e Financave, Hykmete Bajrami, iu kundërpërgjigj duke i rikujtuar se kjo e fundit ka votuar buxhetin, pa biseduar për ndryshime strukturore.

Bajrami:Edhe unë edhe ajo e kemi votuar buxhetin

“Dola këtu enkas për t’i thënë zonjës Kusari që nuk kam thënë që nuk kemi pasur kohë me bë ndryshime strukturore në komisionin për buxhet dhe transfere, por i kam thënë që rishikimi i buxhetit është bërë për të reflektuar në rënjejn e të hyrave për financimin e pakos emergjente dhe programit për rimëkëmbje ekonomike. Gjithashtu i kam rikujtuar që ndryshimet strukturore nuk bëhen me rishikim të buxhetit dhe i kam thënë që edhe unë edhe ajo e kemi votuar buxhetin, pa biseduar fare për ndryshimet strukturore”, ka thënë Bajrami.

Vetëvendosje nuk e voton rishikimin e buxhetit

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të përkrahë rishikimin e buxhetit nga qeveria Hoti. Deputeti Hekuran Murati në seancën e sotme plenare adresoi kritika të ashpra ndaj projekt-ligjit për rishikim të buxhetit.

Ai theksoi se defektet në fushën e financave janë të mëdha.

Derisa ka shtuar se ka kundërshtime të ligjeve në fuqi.

“Këtu e kemi një qeveri e cila mendon se ka ekspertë, ka njerëz të dijshëm të fushës së financave mirëpo megjithatë shohim se defektet janë shumë më të numërta në këtë rishikim. Mandej ka edhe kundërshtime në ligjet në fuqi dhe struktura që është përdorur është e gabuar. Sa i përket defekteve deficiti i prezantuar sipas rregullës fiskale është 300 e 4 milion euro më tepër se sa ka qenë fillimisht në ligjin e buxhetit. Kërkesa kur është bërë për me leju rritjen e deficitit është bërë duke u thirrur në nenin 22 B, të ligjit për menaxhimin e financave publike, por aty thuhet se deficiti mund të tejkalohet aq sa ka rënje të hyrave në krahasim me vitin paraprak. Nëse e shohim tabelën që është prezantuar prej qeverisë të hyrat në krahasim me vitin paraprak kemi rënje prej 100 milion euro”, ka thënë ai.

Me gjithë vërejtjet, PDK-ja do të votojë rishikimin e buxhetit

Partia Demokratikë e Kosovës do të mbështetë propozim rishikimin e buxhetit 2020 me gjithë vërejtje e saj për këtë dokument.

Shefi i GP të PDK-së Bedri Hamza gjatë debatit për rishikimin e buxhetit tha se ky Grup Parlamentar me gjithë vërejtjet dhe shqetësimet që i ka, siç tha për një dokument të keq të punuar me shumë defekte, do ta japë votën për dhe do të bëjë përpjeke që mes dy leximeve të korrigjohet.

Ish-ministri i Financave tha po ashtu se për hir të bllokadës që është bërë në këtë kohë pandemie për bizneset, punëtorët dhe kategoritë e sociale, do të mbështesin këtë rishikim.

Hamza: GP i PDK-së do ta votojë rishikimin e buxhetit

“Sot ndodhemi në një situatë me zgjedhë mes dy të këqijave, me votua një buxhet me shumë defekte apo mos me votua një buxhet. Dhe ne kemi vendos si Parti Demokratike me jep votën për në leximin e parë të buxhetit. Këtë me qëllim që t’i hapet mundësi përmirësimeve edhe pse s’është e lehtë, është bukur e vështirë. Në draftin që është propozuar është bukur-bukur vështirë, por do ta bëjmë maksimumin që të korrigjojmë me qëllim që mos të bllokohet situata e cila është bllokuar me improvizime, me mungesë të vendimmarrjes, me inate politike dhe njerëzit që presin pagesat, edhe punëtorët e sektorit privat, edhe bizneset, edhe familjet në asistencë sociale, edhe kategoritë tjera të kenë mundësi me i realizua. Prandaj, GP I PDK-së me gjithë vërejtjet dhe shqetësimet që i ka për një dokument të keq të punuar me shumë defekte, do ta jep votën për dhe do të bëjë përpjekje që mes dy leximeve të korrigjohet”, tha Hamza.

Ndërsa, kundër këtij rishikimi është deklaruar Grupi Parlamentar i VV-së.

Abrashi: Buxheti duhet të votohet, të tejkalojmë situatën aktuale në mënyrë sa më të lehtë të mundshme

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, foli në emër të grupit parlamentar në seancën e sotshme ku po rishikohet buxheti i Kosovës.

Abrashi ka thënë se duhet votuar ky buxhet. “Sot nga të gjithë ne kërkohet përkushtim dhe vullnet që ta votojmë projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Abrashi. “Rishikimi i buxhetit është obligim sipas ligjit por edhe si domosdoshmëri në kohë kur të gjithë jemi të vetdijshëm për situatën në të cilën gjendemi si pasojë e pandemisë”, ka shtuar ai.

“Buxheti i Kosovës duhet të reflektojë në situatën dhe t’i adaptohet nevojave aktuale që kjo gjendje të tejkalohet në mënyrë sa më të lehtë të mundshme”, tha mes tjerash Abrashi.

Bajrami kërkon votimin e rishikimit të buxhetit

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka arsyetuar projektligjin për rishikimin e buxhetit 2020 para deputetëve, e cila ka theksuar se ky buxhet adreson sfidat të cilat janë shkaktuar nga kriza e pandemisë.

Ministrja Bajrami duke thënë se shpenzimet buxhetore janë paraparë të jenë 2.6 miliardë euro që parashihet edhe pakoja për rimëkëmbje ekonomike prej 385 milionë euro.

Ajo ka siguruar deputetët që propozim rishikimi I buxhetit është gjithëpërfshirës dhe mendohet se do të arrijë t’i adresoj disa nga sfidat që ka paraqitur pandemia. Ndërsa, GP i PDK-së Bedri Hamza theksoi se do të mbështesin këtë rishikim në dy leximet, edhe pse kërkoi korrigjim mbi ndarjet buxhetore, derisa VV u deklarua kundër.

“Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë kjo pandemi dhe masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së saj, kanë bërë që bizneset dhe qytetarët, por edhe institucionet, pra qeveria vet të ndikohet nga këto zhvillime. Duke qenë se shumica e bizneseve për një periudhë prej tre mujore kanë qenë pothuajse komplet të mbyllura, shumë prej punëtorëve nuk kanë arrit që t’i marrin pagat e plota, disa prej tyre edhe nuk kanë marrë fare nga punëdhënësit e tyre. Këto zhvillime kanë prek direkt edhe financat publike të shtetit. Si pasojë e rënies së aktivitetit ekonomik dhe vendimeve të qeverisë për shtyrje të afateve për deklarim dhe pagesë të tatimeve, të hyrat buxhetore për periudhën mars-maj 2020 ishin me normë shumë të vogla sesa ato që ishin të planifikuara, ndërsa efekti në të hyra pritet që të reflektohet edhe në muajt në vijim. Për më tepër pagesat për qytetarët dhe bizneset nga pakoja e kaluar nuk janë realizuar në tërësi. Prandaj në linjë me këto zhvillime ne kemi përgatitur një propozim rishikim të buxhetit dhe si i tillë adreson këto çështje”, thotë Bajrami.

Ajo po ashtu tha se fillimisht kishin dashur që të bëjnë rishikimin e të hyrave për të reflektuar në rënien e deri tanishme dhe vlerësimet për pjesën e mbetur të vitit.

Ministrja Bajrami ka kërkuar nga deputete që ta votojnë edhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare pasi që janë për financimin e këtij projekt rishikimi të buxhetit që parash edhe zbatimin e pakos emergjente prej 170 milionë eurosh.

Kuvendi është duke vazhduar debatin për këtë pikë me shefat e Grupeve parlamentare, ku VV u deklarua se nuk do ta përkrah këtë projektbuxhet.

Shtyhet raportimi i Hotit për pandeminë shkaku i këtij rreziku

Raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë Covdi-19, i paraparë të mbahet për sot, është shtyrë për të hënën në ora 16:00.

Kjo pasi që të gjitha grupet parlamentare u pajtuan me rekomandimin e kryetares së Kuvendit, për shkak të rrezikut nga infektimi.

Ndërsa debati për projektligjin për vitin 2020 po vazhdon.

​Deputetët votojnë raportin e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme plenare kanë votuar raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU) për vitin 2019. Ani pse u adresuan kritika ndaj këtij institucioni ky raport morri “dritën e gjelbërt”.

Ndërkohë mungesa investimeve kapitale, dallimet mes pagesave për shërbime të ujit mes konsumatorëve dhe humbjet e ujit në nivel vendi u paraqitet si kritika ndaj ARRU-së.

Deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku i paraqiti disa prej këtyre problematikave.

Maloku: Ka dallime diskriminuese në raportin e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU)

“Përmes këtij raporti vërehen dallimet e mëdha tek pagesat e shërbimeve të ujit mes konsumatorëve nga Mitrovica e Veriut dhe pjesëve të tjerëve të Kosovës. Këto dallime janë diskriminuese ndërmjet pagesave të konsumatorëve. Kjo paraqet një problem mjaft të madh që duhet të adresohet nga Qeveria e Kosovës. Raporti nuk jep të dhëna për investimet kapitale dhe sasinë e ujit të humbur”, tha ajo.

Ndërkaq, deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila duke arsyetuar mos votimin e këtij raporti, tha se ende janë humbjet e vazhdueshme nga katër komunat në veri

Kusari-Lila: Ende janë humbjet e vazhdueshme nga katër komunat në veri

“Ne si grup parlamentar nuk e mbështetim për disa arsye. Raporti ka mungesë për vizitat në teren nga personeli i ARRU-së dhe kemi kërkuar një specifikim të zyrtarëve të tyre në këto vizita. Gjithashtu çështja e investimeve kapitale, kemi kërkuar informata shtesë, ndërsa nga zyrtarë e tyre me përgjigje që e kemi marrë nuk ka sqaruar pse në disa ndërmarrje të ujësjellësit siç është në Gjakovë, investimet që janë bërë nuk janë përfshirë në faturim...ende janë humbjet e vazhdueshme nga katër komunat në veri çështje edhe politike dhe teknike”, tha ajo.

Deputetët kanë miratuar buxhetin për Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit, formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave. Ndërsa, tash po shqyrtohet në lexim të parë projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Miratohet formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit 

Procesi i privatizimit në Kosovë do të hetohet nga një komision funksional i themeluar sot në Kuvendin e Kosovës.

Me 77 vota për në Kuvendin e Kosovës, është votuar Komision hetimor për procesin e privatizimit në Kosovë.

Komisioni do t’i ketë 11 anëtarë, dhe është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

***

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e masakrës së Srebrenicës.

Megjithatë, derisa deputetët po mbanin një minutë heshtje, nga salla e Kuvendit kanë dalë deputetët e Listës Srpska.

Për këtë ka reaguar edhe deputeja e LVV’së, Saranda Bogujevci.

Fotografi kur Lista Srpska del nga salla

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat