Zyrtari i VV-së habit me deklaratën për Thaçin dhe Veselin

Aktuale

Zyrtari i VV-së habit me deklaratën për Thaçin dhe Veselin

Nga: A.ZH Më: 10 korrik 2020 Në ora: 17:37
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të prekurve nga Koronavirus, përfshirë, deputetë të PDK-së, e LDK-së dhe Isa Mustafës.

Ai ka dëshiruar poashtu që asnjë person i lidhur me organizatën e simbolin e quajtur “UÇK”, të mos ketë bërë faje gjatë luftës, përfshirë edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin, përcjell Bota sot.

Këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, nuk ka lënë pa kritikuar politikanët për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga i pari i VV-së.

Reagimi i plotë i Zaimit në Facebook:

Ua dëshiroj shërimin gjithë të prekurve nga Covid19, përfshi dhe deputetëve të PDK e LDK, si dhe Isa Mustafës, e më vjen keq për ta si për secilin njeri që preket nga sëmundja (e sidomos për ata në moshë).

Po ashtu, dëshiroj që asnjë person i lidhur me organizatën e simbolin e quajtur UÇK të mos ketë bërë faje gjatë luftës, përfshi edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Politika nuk duhet ta dërgojë njeriun poshtë vetvetes.

Do t’i kishim punët shumë më mirë, edhe me Covid19 edhe me gjykimet e padrejta ndaj shqiptarëve, po të mos kishte mes nesh nga ata që janë gati të shkelin mbi bashkëqytetarët për të përmbushur egot e lakmitë.

Do të kishim qenë sot më të mbrojtur ndaj virusit nëse nuk do të ishte shfrytëzuar pandemia për të rrëzuar qeverinë, sipas idesë taktike që “gjatë pandemisë VV nuk do protestojë, kështu që, sa më shpejt, të kapim çka të kapim”.

Do të kishim mundur t’i mbronim më mirë ish-luftëtarët nga gjyqet e padrejta nëse më të pushtetshmit prej tyre nuk do t’i kishin shtypur me dhunë protestat tona kundër atyre gjykimeve të padrejta. Nëse do të kishin lejuar të vendosej një drejtësi vendore, që e dënon të pushtetshmin kur abuzon, sot një popull i tërë do ishte duke i mbrojtur.

Por jemi ku jemi, për momentin vetëm keqardhje e dëshirë që t’i kalojmë lehtë, si shoqëri e si individë, këto probleme, të cilat janë shkaktuar nga ata që “nuk e çajnë kokën” për tjetrin se “janë shumë të fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat