Aktvistët e VV-së ia dëshirojnë vdekjen Isa Mustafës, reagim i ashpër i eksponentëve politikë e analistëve

Aktuale

Aktvistët e VV-së ia dëshirojnë vdekjen Isa Mustafës, reagim i ashpër i eksponentëve politikë e analistëve

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 17:55
Isa Mustafa

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë manifestuar gëzimin përmes komenteve në rrjete sociale, pasi u bë publik lajmi që Isa Mustafa rezultoi pozitiv me COVID-19.

Kjo shkaktoi zemërim nga eksponentë të partive politike e të shoqërisë civile.

Ish-zëdhënësi i LVV’së tash pjesë e Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, këtë vlerësim e ka lidhur me suksesin e Albin Kurtit,

“Gëzimi i militantit që Isa Mustafa del pozitiv në Covid, tregon për shpërlarjen e trurit dhe kalbjen e mendjes në këtë subjekt. Interesi vetjak dhe suksesi i liderit i ka dehumanizuar. Për këta nuk ka rivalë ose kundershtarë, ka vec armiq që duhen eliminuar. Disa eliminohen me gjykatën e padrejte speciale  e disa të tjerë përmes virusit”, ka shkruar Nushi, në profilin e tij në Facebook.

Analisti politik, Astrit Gashi, reagimin e këtyre aktivistëve në këtë mënyrë i ka cilësuar se ‘vrasës të heshtur’.

“Ata që vdekjen e tjetrit e shohin si “kompenzim” për veprat që i bënë i gjalli, e jo ndëshkimin nga ligji nëse ka hapësirë për këtë, ose të ndëshkimit me votë, nuk janë as përparimtar e tekefundit as besimtar, por vrasës të heshtur, që nuk e vrajnë vetëm individin, por e duan të vdekur tërë shoqërinë që nuk ju ngjanë atyre”, ka qenë reagimi i Gashit.

“Më vjen keq, shumë keq që e ndajmë të njëjtën hapësirë të vockël të globit si dhe thithim të njëjtin ajër me të gjithë ata që dje, sot e nesër ja thërrasin vdekjen tjetrit, edhe të infektuarit me Virusin Korona. Sot po i shoh duke ja dashur vdekjen Isa Mustafes, dje ja donin dikujt tjetër e nesër kushedi kujt!”, ka thënë tutje ai.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook se është prekur nga Coronavirusi, derisa ka thënë se përveç një plogështie, nuk ka ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat