Vjen reagim i ashpër nga Visar Imeri, për ata që iu gëzuan infektimit me koronavirus të Isa Mustafës

Aktuale

Vjen reagim i ashpër nga Visar Imeri, për ata që iu gëzuan infektimit me koronavirus të Isa Mustafës

Nga: D.B. Më: 10 korrik 2020 Në ora: 18:25
Visar Ymeri

Ish-deputeti PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri, përmes një postimi në facebook ka thënë se pakoja ekonomike e Qeverisë Hoti është fillim i mirë në betejën e gjatë e të mundimshme me krizën ekonomike, por që rrezikon të përfundojë pjesërisht i zbatuar.

Sipas tij, një situatë e këtillë kërkon institucione shumë profesionale e agjile që ta kenë mundësinë e mirë menaxhimit të këtyre fondeve nga burime të ndryshme.

Postimi i plotë:

Pakoja ekonomike e Qeverisë Hoti është fillim i mirë në betejën e gjatë e të mundimshme me krizën ekonomike, por që rrezikon të përfundojë pjesërisht i zbatuar. Uroj që ajo të zbatohet në plotni, edhe pse duket se disa prej pikave janë më shumë fontanë dëshirash se sa që kanë mundësi zbatimi.

Po ashtu ka edhe disa paqartësi, si p.sh 300 milionëshi që është planifikuar si kredi ndërkombëtare, pa e specifikuar se ku do të merren këto para dhe me çfarë kushtesh.

Natyrisht që edhe kjo pako i bartë rreziqet e veta. Në njërën anë janë mundësitë e keqpërdorimit të saj, meqë pakoja synon një mobilizim të shumave të mëdha financiare në një kohë të shkurtë. Një situatë e këtillë kërkon institucione shumë profesionale e argjile që ta kenë mundësinë e mirë menaxhimit të këtyre fondeve nga burime të ndryshme. Për më tepër se kaq, ka disa pika të cilat kërkojnë të përcillen nga një plan më afatgjatë në mënyrë që paratë e ndara ta arrijnë qëllimin e caktuar. Ndërkohë që duhet vlerësuar po ashtu potenciali absorbues i ekonomisë sonë për këto borxhe që po i marrim. Kjo në mënyrë që të mos përfundojmë duke i dërguar të gjitha këto nëpër ekonomitë e vendeve tjera, e duke paguar shërbimet e kompanive të huaja.

Ekonomia është e përbërë nga sektorë të ndryshëm industrial a shërbyes. Së këndejmi Kosova natyrisht që i ka mundësitë e kufizuara, gjë që nënkupton se do të duhej të aplikonte politika selektive karshi sektorëve me potencial më të madh zhvillimi e punësimi.

Mirëpo gjëja më e rëndësishme në këtë kohë është që të mirëmbahet e, mundësisht, të rritet punësimi, si dhe të mirëmbahet e rritet kërkesa agregate përmes. Dhe në këtë pikë të kujdesemi që çmimet për artikujt dhe shërbimet bazike të mos rriten si pasojë e rritjes së fuqisë blerëse (kërkesës agregate). Është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës të ndërhyjë që këto artikuj e shërbime (si artikujt ushqimor, shërbimet shëndetësore, etj.) të kenë kufirin e epërm që garantohet nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat