​Hajdini: Ta ndihmojmë qeverinë për t’i dal në ndihmë sektorit privat - Bota Sot
​Hajdini: Ta ndihmojmë qeverinë për t’i dal në ndihmë sektorit privat

Aktuale

​Hajdini: Ta ndihmojmë qeverinë për t’i dal në ndihmë sektorit privat

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 18:25
Kuvendi i Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e parë të projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, po vazhdon me deklarimet e shefave të grupeve parlamentare.

Deputeti Shkelzen Hajdini në emër të LDK-së, tha se LDK përkrah rishikimin e buxhetit, meqë me këtë buxhet, Qeverisë iu jepet mundësia të merret me sfidat e krijuara nga Covid-19, pasi ekonomia e vendit është goditur rënd nga pandemia.

Hajdini: Ta ndihmojmë qeverinë për t’i dal në ndihmë sektorin privat

“Ne si deputetë duhet të veprojmë përgjegjshëm tani që ta ndihmojmë qeverinë dhe institucionet tona, t’i dalin ndihmë sektorit privat, ngase është shumë e nevojshme tani të veprojmë shpejt në mënyrë që të evitojmë thellimin e krizës ekonomike. Ky rishikim i buxhetit reflekton zvogëlim të shpenzimeve në shumicën e kategorive ekonomike me qëllim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Debati për rishikimin e buxhetit po vazhdon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat