Analisti nga Amerika: Jo 200 mijë, por 20 mijë të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Analisti nga Amerika: Jo 200 mijë, por 20 mijë të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 10 korrik 2020 Në ora: 18:47
QKUK

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu, ka thënë se aktualisht në Kosovë ka rreth 20 mijë persona të infektuar me Koronavirus.

Ai ka thënë se Kosova gjendet në një periudhë të ngritjes enorme të lakores, me numër 4-6 herë më të lartë se sa i raportuar, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ata që përmendin shifrën e 200 mijë të të infektuarve, nuk e din se çka flasin.

Reagimi i tij në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Kosova sot i ka mes 15K-20K te infektuar me COVID 19

Sa i perket zerave (sharllataneske) se ne Kosove ka numer te larte te te infektuarve, 200mije etj...

Per te shikuar me se thjeshti, nje vleresim i te dhenava nga e tere bota, deshmon se % e vdekjes nga Covid gjindet ne parabole mes 0.5% nga vende me testim tejet aktiv, (psh. Islanda = 1% pozitiv!) deri ne 5%+ ne vende me testim te koncentruar si Gjermania (4.5% mesatare). Islanda eshte me afer shifres se vertete sepse ka testuar nje perqindje te larte te popullsise... Kosova e ka % e vdekjeve tani rreth 2%, por jemi ne nje periudhe te ngritjes enorme te lakores, prandaj numri i vertete duhet te jete mes 4-6 here me i larte se i raportuar.

Prandaj, mund te supozojme se para dy javesh numri i te infektuarve ishte diku rreth 7,000 veta, kurse tash eshte diku rreth 20,000 vetave. Por kurrsesi me shume se 30,000 veta.

Ata qe permendin 200K veta, ose e bejne per senzacion ose nuk kane fare ide per cka po flasin. Sa per dijeni, projektimi i numrit te rasteve nuk ka te beje me mjekesi por me matematike dhe specifikisht statistike, prandaj eshte mire mos te flasin doktorret per kete pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat