Buzhala reagon për komentet negative ndaj Isa Mustafës, nuk besojnë në Zot

Aktuale

Buzhala reagon për komentet negative ndaj Isa Mustafës, nuk besojnë në Zot

Nga: E.B Më: 10 korrik 2020 Në ora: 19:23
Berat Buzhala

Gazetari, Berat Buzhala, ka reaguar pas komenteve që i janë bërë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

Ai ka shkruar se shoqëria jonë ka degraduar moralisht dhe kjo mund të shihet në komentet tek lajmi që Isa Mustafa është dalë pozitiv me COVID-19, shkruan "Bota Sot".

Gjithashtu, gazetari ka thënë se kushdo që beson se Zoti hakmerret me sëmundje ndaj njerëzve, ai person nuk beson në Zot, dhe është një krijesë absurde.

Postimi i Berat Buzhalës:

Per me e pa degradimin moral te shoqerise tone mjafton me i lexu disa komente ne rrjete social per lajmin qe kryetari i LDK'se ka dale pozitiv me COVID. 

Kushdo qe beson qe Zoti hakmerret me semundje ndaj njerezve te keqij dhe i shpeton njerezit e mire, ai thjesht nuk beson ne Zoti, por eshte nje krijese absurde. 

Sot u pikellova shume me vdekjen nga kanceri te nje vajze engjull 9 vjecare. Ajo ka qene aq e pafajshme dhe aq e mire sa nuk e ka meritu nje ndarje kaq te shpejt nga jeta. 

A eshte i njejti Zot? 

Familjes se voglueshes 9 vjecare kisha deshte me i shpreh ngushllimet e mia ma te sinqertat, kurse kryetarit te LDK'se sherim sa me te suksesshem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat