Islami: Gëzimi për sëmundje nga disa njerëz abnormal, tregon se ende jemi mbrapa si shoqëri  - Bota Sot
Islami: Gëzimi për sëmundje nga disa njerëz abnormal, tregon se ende jemi mbrapa si shoqëri 

Aktuale

Islami: Gëzimi për sëmundje nga disa njerëz abnormal, tregon se ende jemi mbrapa si shoqëri 

Nga: E.B Më: 10 korrik 2020 Në ora: 19:42
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazemend Islami i  ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

Ai ka shkruar se pavarësisht dallimeve partiake, në sfidën kundër virusit duhet të jemi unik dhe për njërin-tjetrin, shkruan "Bota Sot".

Tutje, Islami ka shkruar se gëzimi i disa njerëzve për sëmundje tregon se jemi mbrapa si shoqëri.

Postimi i plotë:

I urojë shërim të shpejtë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës. 

Pavarësisht dallimeve politike, në këtë sfidë me këtë armik të padukshëm duhet të jemi unik dhe për njëri-tjetrin.

Gëzimi për sëmundjet e tij nga disa njerëz abnormal, tregon se ende jemi mbrapa si shoqëri dhe jemi larg civilizimit.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat!

Gazmend Islami

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat