Ahmeti: Edhe për Covid edhe për Hagë nuk mund të urohet vdekja dhe fatkeqësia

Aktuale

Ahmeti: Edhe për Covid edhe për Hagë nuk mund të urohet vdekja dhe fatkeqësia

Nga: E.B Më: 10 korrik 2020 Në ora: 20:05
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar se edhe për Covid edhe për Hagë nuk mund t'i urojë vdekjen apo fatkeqësinë dikujt vetëm pse e ka kundërshtar politik.


I pari i kryeqytetit ka thënë se nuk po kërkon që secili të brendoset për shëndetin e Isa Mustafës, por që mosbrengosja dallon nga urimi për vdekje, shkruan "Bota Sot".


Për fund, Ahmeti i ka uruar Mustafës dhe të gjithëve shërim sa më të shpejtë.


Postimi i plotë:


Edhe për Covid edhe për Hagë nuk po mund të paramendoj se dikush mund ti uroj vdekjen apo fatkeqësi tjetër dikujt për shkak se e ka kundërshtar politik.  Nuk po them se secili duhet të brengoset për shëndetin e Isa Mustafes, por mosbrengosja dallon prej urimit për më vdek prej sëmundjes. Kundërshtari mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi.


Zotit Mustafa dhe të tjerëve të prekur nga virusi ju uroj shërim të shpejtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat