Zyrtari i LDK-së i drejtohet Isa Mustafës: Jam i bindur që do ta fitoni edhe këtë betejë

Aktuale

Zyrtari i LDK-së i drejtohet Isa Mustafës: Jam i bindur që do ta fitoni edhe këtë betejë

Nga: N. H Më: 10 korrik 2020 Në ora: 20:23
Isa Mustafa

Kryetari i Degës së LDK në Drenas, Bedri Nika, ka reaguar pas lajmit se kryetari i partisë së tij, Isa Mustafa, ka dalë pozitiv me COVID -19

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se “jam i bindur që do ta fitoni edhe këtë betejë”.

“Kryetar, rikuperimi sa më shpejt”, ka shkruar Nika. 

Ndryshe, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë manifestuar gëzimin përmes komenteve në rrjete sociale, pasi u bë publik lajmi që Isa Mustafa rezultoi pozitiv me COVID-19.

Kjo shkaktoi zemërim nga eksponentë të partive politike e të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat