Zyrtari i PDK-së kapet me zyrtarin e VV-së, shkaku i Isa Mustafës

Aktuale

Zyrtari i PDK-së kapet me zyrtarin e VV-së, shkaku i Isa Mustafës

Nga: A.ZH Më: 10 korrik 2020 Në ora: 20:50
Isa Mustafa

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës Migjen Kelmendi, ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka akuzuar këtë parti se ia kanë uruar vdekjen kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës, i cili është konfirmuar pozitiv me Koronaviurs.

"Te partite ultranacionaliste, si Vetevendosje, Disfata dhe Vdekja jane njisoj semantikisht. Vetevendosje nuk e ka aftesine me e ba dallimin! Viva la muerte! #VETEVENDOSJE #AlbinKurti", ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Atij i është kundërpërgjigjur zëdhënësi për media në VV Arlind Manxhuka. Ky i fundit, ka thënë se zyrtari i PDK-së, ka folur për veten, duke targetuar VV-në.

Sipas tij, Kelmendi po gënjen, përcjell Bota sot.

Reagimi i Manxhukës në Facebook:

Migjen Kelmendi paska tentuar t'i sheroje komplekset e tij gjuhesore duke sulmuar LV-ne, madje duke genjyer. Permes dy fjaleve shqip, nje spanjollisht paska thene se ata (LV) nuk mund te bejne dallimin mes disfates dhe vdekjes anipse disa zyrtare te VV-se, deputete dhe anetare kryesie kane uruar sherim per z. Mustafa.

Migjeni vertete eshte i kompleksuar me gjuhen, ne kete rast ai paska folur me veten duke menduar se po targeton LV-ne. Migjeni do te duhej me e dijte qe me veten mundesh me fol edhe ne te menduar, pa thene gje, por duket qe ky lloj komunikimi eshte i pamundur te ai per aq kohe sa flet kot keshtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat