Hoti: Të dielën shqyrtohet vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Aktuale

Hoti: Të dielën shqyrtohet vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 21:42
Avdullah Hoti

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se të dielën do të shqyrtohet vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Hoti thotë se të dielën do të mbahet takimi tjetër i Komitetit për Menaxhimin e Covid-19, ndërsa pas tij do të ketë mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Për t’i evituar shkeljet kushtetuese, kryeministri thotë që mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

“Mund ta kufizojmë lirinë e lëvizjes në mbarë vendin vetëm kur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat