Hoti paralajmëron shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, reagon Haki Abazi

Aktuale

Hoti paralajmëron shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, reagon Haki Abazi

Nga: E.B Më: 10 korrik 2020 Në ora: 21:53
Haki Abazi

Ish-zëvendëskyeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka shkruar pas paralajmërimit të kryeministrit Hoti për gjendje të jashtëzakonshme.


Ai ka shkruar se ligji për menagjimmin e Covid-19 u refuzua ndërsa vendi po drejtohet drejt shpalljes së gjendjës së jashtëzakonshme nga ana e qeverisë Hoti, apo sic e quan a qeverisë koti, shkruan "Bota Sot".


Abazi thotë se kjo është forma për të manipuluar procesin e dialogur sepse asngjë gjendje e jashtëzakonshme nuk e zëvendëson besimin e qytetarëve në luftën me pandemi.


Postimi i plotë:


Ligji për menagjimin e COVID 19 u refuzua ndërsa po drejtohet vendin drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e qeverisë Koti. Kjo është lojë me zjarr e qeverisë Koti. Kjo është forma për të manipuluar procesin e dialogut sepse asnjë gjendje e jashtëzakonshme nuk e ndërton e as nuk e zëvendëson besimin qytetarë në luftën me pandeminë. Koti po lajmëron gjendje të jashtëzakonshme që në fakt paska qenë kushti për ta miratuar PDK buxhetin e rishikuar dhe potencialisht hyrjen në qeverinë e zgjëruar Koti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat