Momenti kur deputeti i LDK-së i vërsulet Vjosa Omsanit - Bota Sot
Momenti kur deputeti i LDK-së i vërsulet Vjosa Omsanit

Aktuale

Momenti kur deputeti i LDK-së i vërsulet Vjosa Omsanit

Nga: A.ZH Më: 10 korrik 2020 Në ora: 22:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, i është vërsulur dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Kjo e fundit, ka ndërprerë seancës pas përballjes verbale, përcjell Bota sot.

Deri tek ky moment erdhi, pas përplasjes së deputetëve, që diskutonin për rishikimin e Buxhetit.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e PDK-së, gjatë fjalës së saj u përplas me deputeten e Vetëvendosjes Fitore Pacollin.

E deputeti Ukaj, iu afrua në foltore kryeparlementares Osmani, derisa fliste deputetja Musliu.

Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës.

“Ndërpritet seanca për shkak të paedukatës së një deputeti”, ka deklaruar Vjosa Osmani.

Momenti i tensionit:

/BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat