KDI dënon gjuhën dhe sjelljet joparlamentare të deputetëve ndaj Kryetares së Kuvendit - Bota Sot
KDI dënon gjuhën dhe sjelljet joparlamentare të deputetëve ndaj Kryetares së Kuvendit

Aktuale

KDI dënon gjuhën dhe sjelljet joparlamentare të deputetëve ndaj Kryetares së Kuvendit

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 23:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Instituti Demokratik i Kosovës dënon gjuhën dhe sjelljet tërësisht joparlamentare të përdorura nga ana e deputetëve gjatë diskutimeve lidhur me projektligjin për rishikim të buxhetit, gjatë seancës së sontme. KDI vlerëson që me sjelljen dhe veprimet e tyre, deputetët kanë penguar Kryetaren e Kuvendit për të ushtruar funksionet e saj, të përcaktuara me Rregulloren e Punës, duke shkaktuar dhe ndërprerjen e punimeve të seancës.

Rregullorja e Punës i jep autoritet Kryetares së Kuvendit për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e seancës dhe për t’ia tërhequr vërejtjen deputetëve që nuk e respektojnë Rregulloren dhe përdorin gjuhë dhe sjellje joparlamentare.

KDI kërkon që ndaj deputetëve që penguan punimet dhe mbarëvajtjen e seancës, si dhe nuk respektuan autoritetin e Kryetares së Kuvendit, të ndërmerren masa diciplinore në përputhje me Rregulloren, në mënyrë që situata të tilla të evitohen në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat