“Sulmi” ndaj Vjosa Osmanit, vjen reagimi i fortë i Haxhi Avdylit, ka një kërkesë për LDK-në

Aktuale

“Sulmi” ndaj Vjosa Osmanit, vjen reagimi i fortë i Haxhi Avdylit, ka një kërkesë për LDK-në

Nga: N. H Më: 10 korrik 2020 Në ora: 23:15
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.

Ndërsa kjo e fundit e ka ndërprerë seancën.

Por, në mbështetje të Vjosa Osmanit, ka dal deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili mungoi në seancë për shkak se ka rezultuar me COVID-19.

Ai thotë se është katandisur LDK-ja, ndërsa kërkon përjashtimin e Xhavit Ukajt.

Ja shkrimi i tij:

Kur argumenti i shprehjes mungon, e dija për debat është e mangët, atehërë qyqarllëku muskulor tregohet me gra. Dhe atë jo vetëm ndaj një grua por kryetare e Kuvendit.

Ku je katandisë LDK-ja ime. Përjashtimi i këtij kolegu që njihet për kêso sjellje me persona të dobët është pak, ose po bëjmë Kuvendin Teksasin e shekullit 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat