Haki Abazi: Vjosa Osmani pas të hënës presidente, ky është halli i deputetit që iu vërsul

Aktuale

Haki Abazi: Vjosa Osmani pas të hënës presidente, ky është halli i deputetit që iu vërsul

Nga: A.ZH Më: 10 korrik 2020 Në ora: 23:32
Vjosa Osmani

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi, ka komentuar vërsuljen e deputetit të LDK-së Xhavit Ukaj, ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani në Kuvend.

Abazi ka thënë se halli i Ukajt, është që Osmani mund të jetë president e vendit pas ditës së hënë, përcjell Bota sot.

Ai ka paralajmëruar se Osmani do të shapllë zgjedhjet dhe se do të vie qeveria Kurti.

Postimi i Abazit në Facebook:

Halli i Xhavit Ukaj është që pas të hënës Vjosa është e mundur të jetë edhe Presidentja e Kosovës!

Kjo e bën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të pamundur dhe rrjedhimisht zgjedhjet të pakalueshme e shumë të shpejta.

Nuk ka nevojë për komplikim, ditë të mira po vijnë dhe bashkë me to edhe qeveria Kurti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat