Këshilltari i Osmanit i kundërpërgjigjet deputetit Ukaj: Kjo Shtëpi e Ligjeve ka hata që mbanë brenda tipa si ky person me gjuhë rrugaçi!

Aktuale

Këshilltari i Osmanit i kundërpërgjigjet deputetit Ukaj: Kjo Shtëpi e Ligjeve ka hata që mbanë brenda tipa si ky person me gjuhë rrugaçi!

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 23:55
Vjosa Osmani

Pas përplasjes së deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar këshilltari i kryekuvendares, Bekim Kupina.

Ai madje gjuhën e deputetit Ukaj e ka quajtur gjuhë rrugaçi.

Reagimi i plotë:

Për mungesë të mendimit politik, deputeti përdorë fyerje e kërcënim ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa R. Osmani. Kjo Shtëpi e Ligjeve ka hata që mbanë brenda tipa si ky person me gjuhë rrugaçi!

S’mund të imagjinohet që ky mund të japë kontribut për ligjet, të cilat synojnë ta bëjnë një shoqëri më të mirë! Distancim social meriton ky tip, sepse gjuha e kontaminuar e tij është më e rrezikshme se çfarëdo virusi!
#MeVjosën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat