Reagon profesoresha e UP-së: Gjuha në Kuvendin e Kosovës është fyerje dhe papërgjegjësi ndaj qytetarëve - Bota Sot
Reagon profesoresha e UP-së: Gjuha në Kuvendin e Kosovës është fyerje dhe papërgjegjësi ndaj qytetarëve

Aktuale

Reagon profesoresha e UP-së: Gjuha në Kuvendin e Kosovës është fyerje dhe papërgjegjësi ndaj qytetarëve

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 00:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Profesoresha e Universitetit të Prishtinës Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas incidentit që ndodhi gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës, ku ishin të përfshirë kryetarja Vjosa Osmani-Sadriu dhe bashkëpartiaku i saj deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhavit Ukaj.

Lushaku-Sadriu tha se gjuha denigruese që po mbizotëron muajt e fundit është tregues i papërgjegjësisë dhe paftësisë për të marrë vendimet e duhura për qytetarët.

“Diskursi që mbretëron në seancat e Kuvendit të Kosovës posaçërisht muajt e fundit është nën çdo nivel. Seancat thirren për të miratuar ligje e marëveshje ndërkombetare me rëndësi të veçanta e shumë deputetë përdorin foltorën për të thënë gjëra jo relevante, mllefe personale dhe jo etike”.

Shkrimi i plotë:

Diskursi qe mbreteron ne seancat e Kuvendit te Kosoves posaqerisht muajt e fundit eshte nen çdo nivel. Seancat thirren per te miratuar ligje e mareveshje nderkombetare me rendesi te vecanta e shume deputete perdorin foltoren per te thene gjera jo relevante, mllefe personale dhe jo etike.

Gjuha denigruese perveq se eshte fyerje ndaj qytetareve eshte tregues i papergjegjesise dhe paftesise per te marre vendimet e duhura per qytetaret, posaqerisht tani, ne kohe pandemie. Kjo eshte jo etike dhe aspak e moralshme.

Seancat e fundit ku deputetet nuk i votuan me procedure te shpejte rishikimin e buxhetit dhe mareveshjet nderkombetare, jane tregues se si deputetet per qellimet e tyre meskine e rrezikojne mbijetesen e shume qytetareve te Kosoves ne kohe pandemie. Kjo tregon per papergjegjesi te deputeteve dhe per lidership te ngurte e te centralizuar te partive politike, ne pergjithesi.

Ndersa sot, eskalimi i fyerjeve ne seance ndaj Kryetares se Kuvendit Vjosa Osmani, shenoi nje lendim te ri te demokracise parlamentare ne Kosove.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat