Koha kur Vjosa Osmani e Xhavit Ukaj mbështetnin njëri- tjetrin

Aktuale

Koha kur Vjosa Osmani e Xhavit Ukaj mbështetnin njëri- tjetrin

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 00:30
Xhavit Ukaj dhe Vjosa Osmani

Bashkëpartiakët Vjosa Osmani dhe Xhavit Ukaj sot janë përfshirë në një përplasje në seancën e Kuvendit, por jo shumë kohë më parë ata ishin mbështetës të njëri-tjetrit kur ishin në garë zgjedhore.

Deputeti doli kundër Osmanit kur kjo i tha deputetes Ganimete Musliu të mos ofendonte deputeten Fitore Pacolli.

Ai u çua nga ulësja e tij dhe u drejtua nga Osmani duke bërtitur, por që mohoi se ka përdorur fjalë ofenduese në drejtim të saj.

Megjithëkëtë, Ukaj në kohën e zgjedhjeve ishte një përkrahës i Osmanit dhe këtë nuk ka nguruar ta shfaqte as në rrjetet sociale.

“Unë besoj të vërtetën. Unë besoj Vjosa Osmanin”, kishte shkruar Ukaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat