Pacolli: Adoleshentët po përdoren për arsye politike – jam kërcënuar edhe vet

Aktuale

Pacolli: Adoleshentët po përdoren për arsye politike – jam kërcënuar edhe vet

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 00:36
Behgjet Pacolli

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se një moshë e tërë në Kosovë duke filluar prej moshës 15 vjeçare e deri në moshën 25 vjeçare iu është shpërlarë truri dhe dikush është duke i përdorur për arsye politike.

Ai ka thënë se mjafton të klikoni në profilet e tyre në Facebook për të kuptuar se cilit subjekt politik i takojnë.

“Nëse dikush përjeton një gjë të tillë ashtu siç është duke përjetuar Isa Mustafa, është e pafytyrë dhe e turpshme që dikush në këtë rast t’i dëshirojë atij atë çfarë kemi lexuar nëpër portale të ndryshme”.

“Nuk ka gjë më të keqe që një njeriu që është i sëmurë, t’i thuhet se duhet të vdesësh – kjo dëgjohet vetën nga njerëzit që nuk kanë edukatë familjare”.

“Në Kosovë ka ndodhur një gjë që nuk kisha dashur të ndodhë. Një moshë e tëre duke filluar prej 15 vjeçare deri në  moshën 25 vjeçare, sot është ajo moshë të cilës iu është shpërlarë truri dhe dikush është duke i përdorur si një shumë të numrave, por jo si mendësi”.

“Kjo është ajo adoleshenca jonë që përdoret për arsye politike, kjo është shumë e keqe dhe mund të ndodh edhe me fëmijun tim”.

“Nëse shikoni profilet e tyre, e shihni se prej nga vijnë. Adoleshentët që janë në moshën e papjekurisë të përdoren për arsye politike. Unë frikohem prej situatës së tillë e cila është prezente në Kosovë. Duhet t’i japim fund kësaj përçarje politike ose duhet të ndërmarrim diçka”.

“Kështu ndodh me njerëzit të cilët përdoren për të fyer dhe kërcënuar njerëz. Unë kam qenë i kërcënuar prej njerëzve të tillë dhe kjo dërgon në një degjenerim të mëtutjeshëm dhe për këtë shoqëria kosovare duhet të ndërmarrë diçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat