“Shifrat e fundit me koronavirus në Kosovë janë tmerruese”

Aktuale

“Shifrat e fundit me koronavirus në Kosovë janë tmerruese”

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 00:42
Foto ilustrim

Të premten janë konfirmuar 205 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të SHSKUK-së, ka thënë që këto shifra janë sipas tij, tmerruese për Kosovën.

“Nëse vazhdojnë këto shifra, atëherë në vend do të rëndohet situata edhe më shumë. Gjendja është skajshmërisht e rënduar; kapacitetet e klinikave të QKUK-së janë stërmbushur”.

Krasniqi këto deklarata i ka bërë në intervistën e parë në Klan Kosova, në pozitën e drejtorit të SHSKUK-së.

“Ne kemi raportuar që tashmë edhe spitalet regjionale kanë filluar të trajtojnë rastet më të lehta, në mënyrë që të provojmë të shkarkojmë pak klinikat e QKUK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat