Zëdhënësi i PDK-së: Për luftën ndaj pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike dëgjon vetëm nga PDK - Bota Sot
Zëdhënësi i PDK-së: Për luftën ndaj pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike dëgjon vetëm nga PDK

Aktuale

Zëdhënësi i PDK-së: Për luftën ndaj pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike dëgjon vetëm nga PDK

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 00:52
PDK

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Avni Bytyqi, ka thënë se gjuha e përdorur në Kuvendin e Kosovës nuk ka qenë në nivelin më të ulët që nga paslufta.

Bytyqi theksoi se subjekt i seancave po bëhen teket persona dhe agjendat e ulëta.

“Nga gjuha denigruese, e deri tek fyerjet e kërcënimet, Kuvendi i Kosovës kurrë nuk ka qenë në nivelin me të ulët që nga pas lufta. Seancat nuk mbahen kur duhet, për agjendën legjislative mos të flas, subjekt i seancës janë teket personale e agjenda të ulëta”.

Ai shtoi se për luftën ndaj pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike dëgjon vetëm nga PDK.

Sipas tij partitë e tjera janë në luftë për të vërtetën e tyre por jo edhe të qytetarëve.

“Për luftën ndaj pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike dëgjon vetëm nga partia opozitare PDK, së tjerat parti janë në luftë më të gjithë për të vërtetën e tyre, por jo për të vërtetën e qytetarëve. Çdo ditë rreth 200 raste të reja me koronavirus, në ma pak së 4 ditë gati 20 vdekje. Ndërsa ekonomia e Kosovës është drejt kolapsit total. Dhe në momentin që pritet votimi i buxhetit, që përsëri është bërë i mundur për shkak të PDK-së, seance ndërpritet me skena që na turpërojnë të gjithë”.

“Nuk mbahet mend që me një legjislaturë është fyer e denigruar kaq shumë, e është punuar aq pak. Kryeparlamentarja Osmani ka po aq përgjegjësi sa edhe faj për situatën e krijuar në institucionin që ajo udhëheq, përderisa nuk kam nevojë të ceki se çfarëdo sulmi brenda dhe jashtë këtij institucioni është i papranueshëm edhe duhet të dënohet njëzëri nga të gjithë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat