Zyrtari i PDK-së nuk përmbahet, “sulmon” Kryetaren e Kuvendit: Vjosa Osmani e padijshme, vetëm konfliktohet me ish-bashkëpartiakët - Bota Sot
Zyrtari i PDK-së nuk përmbahet, “sulmon” Kryetaren e Kuvendit: Vjosa Osmani e padijshme, vetëm konfliktohet me ish-bashkëpartiakët

Aktuale

Zyrtari i PDK-së nuk përmbahet, “sulmon” Kryetaren e Kuvendit: Vjosa Osmani e padijshme, vetëm konfliktohet me ish-bashkëpartiakët

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 00:57
PDK

Betim Gjoshi i PDK-së ka thënë se kryeparlamentarja Vjosa Osmani është “e pacipë që e mban të uzurpuar atë karrige dhe ndërpret seancat nga të cilat varen jetët e njerëzve të këtij vendi”.

Gjoshi përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar Osmanin si “të padijshme” që konfliktohet me ish-bashkëpartiakët e saj duke iu referuar ngjarjes së sontme mes saj dhe deputetit të LDK-së Xhavit Ukaj.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani po i shërben Lëvizjes Vetëvendosje, derisa e ka cilësuar si shembullin më të keq se si nuk duhet të jetë një kryetar/e Kuvendi.

Postimi i plotë i Betim Gjoshit në Facebook:

《14 prill 2020》

Vjosa Osmani nuk lejonte të hynte në rend dite në Kuvend propozimi i PDK-së për Pakon Ekonomike për përballimin e pandemisë.

《10 korrik 2020》

I njejti person, me arbitraritet dhe në mënyrë të njëanshme ndërpret seancën e Kuvendit ku pritej votimi i rishikimit të buxhetit.

A e din kush çka ka ky njeri?
Si është e mundur që ajo del kaq hapur kundër njerëzve të këtij vendi që presin të përfitojnë nga një Pako Ekonomike ose nga rishikimi i buxhetit?
Vjosa Osmani është një e pacipë që e mban të uzurpuar atë karrige dhe ndërpret seancat nga të cilat varen jetët e njerëzve të këtij vendi.

Ajo është një e padijshme dhe që vetëm konfliktohet me ish bashkëpartiakët e saj.

Ajo është një kryetare e njëanshme që po i shërben një grupimi politik, Vetëvendosjes, që ka vetëm një dëshirë 《të bëhet edhe më zi në këtë vend》.

Në vend se të drejtojë seancat me përgjegjshmëri dhe përulje – ajo e ka vendosur të mbetet shembulli më i keq se si nuk duhet kurrë të jetë një Kryetar i Kuvendit.

#ShembulliMëiKeq #Enjëanshme

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat