Deputeti i VV-së: Më vjen turp që i takoj një Kuvendi ku deputetët sulmojnë një grua

Aktuale

Deputeti i VV-së: Më vjen turp që i takoj një Kuvendi ku deputetët sulmojnë një grua

Nga: G.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 07:47
Vjosa Osmani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka reaguar pas ngjarjes në Kuvend, ku deputeti Xhavit Ukaj i LDK-së, i është vërsulur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.

Përmes një postimi në Facebook, Uka ka thënë se ndihet i turpëruar që i takon një Kuvendi ku ka deputetë të tillë, që fyejnë dhe sulmojnë një grua, vetëm pse e thotë dhe e mbron të vërtetën, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se është i shokuar me këtë skenë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Më vie turp që i takoj një Kuvendi që ka deputetë të tillë, që fyejnë dhe sulmojnë një grua (kryeparlamentare) vetëm pse e thotë dhe mbron të vërtetën!
I shokuar me këtë skenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat