1 minutë heshtje për nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës - Bota Sot
1 minutë heshtje për nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës

Aktuale

1 minutë heshtje për nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 07:46
Srebrenicë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në emër të Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar që sot në orën 13:00, të mbahet një minutë heshtje për nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës.

Hoti ka pritur dje përfaqësuesit e komunitetit boshnjak të Kosovës, të cilëve u printe Rasim Demiri, kryetar i koalicionit VAKAT dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Takimi u mbajt në prag të 25-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë 8372 civilë boshnjakë. Tragjedia e Srebrenicës nuk mund të harrohet asnjëherë! Andaj, për t’i nderuar viktimat e kësaj tragjedie, në emër të Qeverisë së Kosovës, kërkoj që nesër, në të gjithë Kosovën, në orën 13.00, të mbahet një minutë heshtje”, ka shkruar ai në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat