Vuçiq për “Reuters”: U shpaguan përpjekjet e Gjermanisë dhe Francës – lajmi i parë relativ optimist

Aktuale

Vuçiq për “Reuters”: U shpaguan përpjekjet e Gjermanisë dhe Francës – lajmi i parë relativ optimist

Nga: F. B. Më: 11 korrik 2020 Në ora: 08:14
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar se janë shpaguar përpjekjet e Gjermanisë dhe Francës për vazhdimin e bisedimeve mes Beogradit edhe Prishtinës duke shpresuar në arritjen e marrëveshjes së pranueshme nga të dy palët ka thënë ai për “Reuters”, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

"Askush nuk mund të garantoj çka do të ndodhë në fund të procesit, por ky është lajm relativ optimist” ka thënë ai në intervistën për Reuters, pa përcaktuar se kur mund të arrihet marrëveshja.

Çështja e Kosovës sipas Reuters numërohet si një ndër “ kontestet më të rënda territoriale në Evropë”.

Vuçiq pas video-takimie me kancelarin gjermane Merkel, presidentin francez Makron, kryeministrin e Kosovës Hoti ka thënë se dëshiron të pajtoj serbët dhe shqiptarët që janë në raporte të acaruara që nga vitet 90-ta.

"Nuk më intereson a do të ndodhë kjo brenda një muaji apo dy viteve” tha Vuçiq në raport me arritjen e marrëveshjes.

Agjensioni i lajmeve përkujton se Kosova disa vite pas bombardimit të Serbisë nga NATO ka shpallur pavarësinë, që Beogradi nuk e pranon e që është parakusht që Serbia të anëtarësohet në BE thekson agjensioni.

Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është ndaluar tash e dy vjet vazhdon Reuters dhe bisedimet mes Vuçiq edhe Hotit pas një tjetër video-takimi do të vazhdojnë në Bruksel nën udhëheqjen e përfaqësuesit special të BE Borel dhe dërguarit të saj Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat