Reagon Bulliqi: Skenat e tilla duhet dënuar me votën popullore

Aktuale

Reagon Bulliqi: Skenat e tilla duhet dënuar me votën popullore

Nga: G.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 09:26
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar ndaj incidentit që ka ndodhur mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se qytetarët e Kosovë çdo ditë e me tepër po vetëdijesohen dhe po e kuptojnë se kush është i mirë e i keq, kush është mashtruesi e i dinjitetshmi, tradhtari e i respektueshmi, përcjell Bota sot.

Bulliqi ka thënë se skenat e tilla duhet dënuar me votën popullore.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Qytetarët e Kosovë çdo ditë e me tepër po vetëdijesohet dhe po e kuptojnë se çka është drejtë e çka jo, kush është i miri e i keqi, mashtruesi e i dinjitetshmi, tradhtari e i respektueshmi, andaj të tillët dhe skenat e tilla duhet dënuar me votën popullore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat