“Heroi i LDK-së që i turrët Vjosës për llogari të Ganimete Musliut” - Bota Sot
“Heroi i LDK-së që i turrët Vjosës për llogari të Ganimete Musliut”

Aktuale

“Heroi i LDK-së që i turrët Vjosës për llogari të Ganimete Musliut”

Nga: N.Sh Më: 11 korrik 2020 Në ora: 09:43
Xhavit Ukaj në Kuvend

Mbrëmë seanca e Kuvendit të Kosovës është përmbyllur më një pamje të errët.

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj iu vërsul kryeparlamentares Vjosa Osmani e që kjo bëri të ndërpritet seanca.

Në ato momente ishte duke folur Ganimete Musliu, e cila disa herë me tonë të lartë iu drejtua deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit që ta mbyll gojën.

Kryeparlamentarja Osmani iu drejtua Musliut që të ketë kujdes së si shprehet, ndërsa në këto momente të nxehta i ngrit në këmbë deputeti nga Prizreni i cili i shkoi Vjosa Osmanit deri të ulësja e saj për t’i qëruar hesapet.

Megjithatë nuk ndodhi diçka më e madhe, por nga kjo rezultoi që të mbyllet seanca e Kuvendit.

Pas kësaj ngjarje të errët që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, vërshuan reagimet e shumta kundër deputetit Xhavit Ukaj, të cilit iu publikuan pastaj edhe disa foto e video të tjera që kishte konflikte me dikë në Prizren.

Një pamje të ngjashme kishte ndodhur edhe në Kuvendin komunal të Prizrenit kur ishte Ukaj asamblesit.

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se Ukaj iu vërsul Vjosa Osmanit për llogari të Ganimete Musliut.

Dmth deputeti i LDK-së si hero i turret Vjosës për llogari të Ganimete Musliut, por aty është me votat e mbledhura nga Vjosa! Kaq për legjitimitetin e Qeverise Hoti!”, shkruan ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat