Miftaraj: Jemi në fund të pusit, zgjedhjet e vetmja zgjidhje edhe në kohë pandemie

Aktuale

Miftaraj: Jemi në fund të pusit, zgjedhjet e vetmja zgjidhje edhe në kohë pandemie

Nga: G.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 10:23
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se një qeveri dhe Kuvend që nuk mund të miratojë një Ligj për Parandalimin dhe Luftimin e COVID-19, nuk mund të shpall gjendje të jashtëzakonshme, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kuvendi është kthyer në cirk dhe arenë të gladiatorësh të vetëshpallur, ku deputetët vetëm marrin pagë dhe gëzojnë privilegjet në maksimum.

Miftaraj ka thënë se në këto rrethana zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje edhe në kohë pandemie.

Ai ka shtuar se jemi në fund të pusit dhe shumë shpejt të gjithë do të digjemi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Një Qeveri dhe Kuvend që nuk është në gjendje të miratoj një Ligj për Parandalimin dhe Luftimin e COVID-19, dyshoj se ka kapacitet me shpall gjendje të jashtëzakonshme.

Kuvendin e kemi kthyer në cirk dhe arenë të gladiatorësh të vetëshpallur.

Kuvendi duhet të ketë deputetë që i dalin zot votës së qytetarëve që përfaqësojnë, dhe që mbrojnë interesat e qytetarit dhe Republikës.

Kjo nuk po ndodh, kemi një Kuvend me 120 deputetë të cilët vetëm marrin pagë dhe gëzojnë privilegjet në maksimum, por nuk e kryejnë detyrën dhe obligimin në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.

Në këto rrethana, nuk kemi nevojë për një Kuvend të tillë. Andaj zgjedhjet si duket janë e vetmja zgjidhje edhe në kohë pandemie. Thjeshtë skemi çka humbim më.

Jemi në fund të pusit, dhe ky pus si duket është aq i thellë sa me këtë rënie të lirë shumë shpejtë do prekim bërthamën e tokës, ku të gjithë do të djegemi përfshirë këta që janë në pushtet dhe në opozitë dhe që po i gëzojnë privilegjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat