Haradinaj:Krimi edhe më tutje ka mbetur i pandëshkuar dhe i pa cilësuar ligjërisht

Aktuale

Haradinaj:Krimi edhe më tutje ka mbetur i pandëshkuar dhe i pa cilësuar ligjërisht

Nga: B.F Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:21
Ramush Haradinaj

Kryetari i  AAK-së  Ramush Haradinaj  përmes një postimi  të tij në” Facebook” ka përkujtuar masakren e Srebrenicës  duke thënë se Regjimi I Millosheviqit një regjim mizor që realizoi projekte shoveniste me dhunë e gjenocid la njolla të pashlyera në ndvrgjegjjen njerëzore,transmeton “Bota sot”.

Ai është shprehur se bashkëndjenë me popullin boshnjak dhe i siguron ata se I kupton më së miri vvuajtjet dhe përjetimet e tyre.

Postimi i plotë:

Njëzetepesë vite kaluan nga Masakra e Srebrenicës.

Regjimi i Millosheviqit, një regjim mizor që realizoi projektet shoviniste me dhunë e gjenocid, la njolla të pashlyera në ndërgjegjien njerëzore.

Kujtojmë me respekt jetët e humbura të fëmijëve, grave, të moshuarve, njerëzve të pambrojtur e pa asnjë faj.

Plagët janë të hapura. Krimi edhe më tutje ka mbetur i pandëshkuar dhe i pa cilësuar ligjërisht.

E njëjta ndodhi edhe me popullin e Kosovës. Prandaj, duke bashkëndjerë me popullin boshnjak, i sigurojmë ata, se ne i kuptojmë më së miri vuajtjet dhe përjetimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat