Deputetja e PDK-së në mbrojtje të Vjosa Osmanit: E dhimbshme me pa burreca që i sulen grave

Aktuale

Deputetja e PDK-së në mbrojtje të Vjosa Osmanit: E dhimbshme me pa burreca që i sulen grave

Nga: G.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:31
Vjosa Osmani

Mbrëmë në seancën e Kuvendit, deputeti Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, derisa po diskutohej për miratimin e buxhetit.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta, që e kanë dënuar këtë incident.

E në mbrojtje të Vjosa Osmanit ka dalë edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është e pahijshme dhe e dhimbshme të shohësh burreca që i sulen grave në krye të detyrës.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

E pahijshme sa edhe e dhimbsbme me pa burreca që i sulen grave në krye të detyrës...imagjinoni nëpër shtëpi se si është nga soji i tyre...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat