Një këshillë për Vjosa Osmanin “edhe nëse të gjuajnë me plumba”: Nuk gjuhet me gurë çdo zagar!

Aktuale

Një këshillë për Vjosa Osmanin “edhe nëse të gjuajnë me plumba”: Nuk gjuhet me gurë çdo zagar!

Nga: N.Sh Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:32
Vjosa Osmani

Reagime të shumta kanë ndodhur që nga mbrëmë pas vërsuljes që i bëri deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit.

Edhe profesor dr. Enver Bytyçi ka reaguar pas asaj ngjarje i cili e ka një këshillë për Vjosën.

Ai ka këshilluar kryeparlamentaren që edhe nëse e gjuajnë me plumba mos të u kthen përgjigje, duke marr kështu mësim nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

Sipas Bytyçit nuk gjuhen me gur të gjithë zagarët...

Postimi i plotë:

Pashe nje video, ku shfaqet nje deputet i LDK-se duke sulmuar kryetaren e parlamentit te Kosoves!

Nje keshille per Vjosen: Edhe nese te gjuajne me plumba, mos u kthe pergjigje dhe mos u merr me ta! Kur Rugoves ia permendte Qosja edhe pjestaret e familjes, ai nuk e ofendoi dhe nuk e denoncoi asnjehere Qosiqin e Prishtines. Por pergjigjej: "Ani, ani, demokraci eshte"! Dhe mos harrojme - Kosova ishte asokohe nje demokraci nen pushtimin serb te Miloshevicit!

Nuk gjuhet me gure çdo zagar qe leh kunder teje rrugeve, qofshin keto rruge edhe ne sallen e parlamentit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat