Hoti në 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Tragjedi e njëjtë ndodhi edhe në Kosovë nga i njëjti agresor

Aktuale

Hoti në 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Tragjedi e njëjtë ndodhi edhe në Kosovë nga i njëjti agresor

Nga: B.F Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:43
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti ka përkujtuar 25-vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë ai përmes një postimi të tij në “Facebook”ka shkruar se Barbaria që ndodhi më 11 korrik 1995 në Srebrenicë, paralajmëroi se tragjedi të tilla përmasash apokaliptike mund të ndodhin edhe më vonë dhe për fat të keq ato ndodhën, transmeton “Bota sot”

Ai ka thënë edhe pse me vonesë  pasi kishin ndodhur shumë gjakderdhje, derisa  qindra-mijëra jetë njerëzish ishin shuar, bota demokratike ndërhyri për t’i shpëtuar popujt e shtypur dhe për ta ndalur njëherë e përgjithmonë makinerinë e Millosheviqit.

Postimi i plotë:

Sot, në 25-vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë, lutemi për 8372 viktimat civile boshnjake, të cilët u ekzekutuan pamëshirshëm nga Ushtria e Republikës Serbe të Ratko Mlladiqit.

Barbaria që ndodhi më 11 korrik 1995 në Srebrenicë, paralajmëroi se tragjedi të tilla përmasash apokaliptike mund të ndodhin edhe më vonë dhe për fat të keq ato ndodhën! I ndodhën edhe popullit të Kosovës, i cili, po ashtu, pësoi vuajtje dhe tragjedi të mëdha nga i njëjti agresor që në prag të shekullit XXI, me qëllim të mbizotërimit në rajon, po synonte zhbërjen e etnive të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat