E kritikoi publikisht Osmanin, Naser Rugova befason me reagimin për sulmin ndaj saj në Kuvend

Aktuale

E kritikoi publikisht Osmanin, Naser Rugova befason me reagimin për sulmin ndaj saj në Kuvend

Nga: G.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 12:04
Naser Rugova

Përpos deputetit Haxhi Avdyli, nuk ka pasur asnjë reagim nga LDK, pas incidentit që ndodhi mbrëmë në Kuvend, ku deputeti i kësaj partie, Xhavit Ukaj, iu vërsul kryetares Vjosa Osmani.

Por, tani ka reaguar ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, i cili ishte deklaruar kundër Osmanit disa herë, duke i thënë që të mos bëhet zëdhënëse e Vetëvendosjes, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sado që veprimet e Osmanit janë kundër LDK-së, deputetët e saj duhet të tregohen të përmbajtur nga provokimet e Osmanit.

Rugova ka thënë se këto shpërthime në afekt janë ves i tjerëve dhe jo i LDK-së.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sado që veprimet e saj, si Kryetare e Kuvendit, janë këmbë e krye kundër LDK-së, deputetët e LDK-së duhet të tregohen të përmbajtur ndaj provokimeve të Kryetares Osmani. Këto shpërthime në afekt janë ves i tjerëve dhe jo i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat