Visar Ymeri reagon ashpër: Xhavit Ukaj kemi shumë, secili ta vrasim Xhavitin brenda nesh

Aktuale

Visar Ymeri reagon ashpër: Xhavit Ukaj kemi shumë, secili ta vrasim Xhavitin brenda nesh

Nga: G.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 12:23
Visar Ymeri

Visar Ymeri nga PSD ka reaguar pas ngjarjes së ndodhi në Kuvend në seancën e mbrëmshme.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk është e pranueshme e as e arsyetueshme vërsulja e deputetit Ukaj ndaj Kryeparlamentares Osmani mbrëmë dhe se kjo sjellje duhet të dënohet dhe të trajtohet shpejtë e drejtë nga organet e rendit, përcjell Bota sot.

Ymeri ka thënë se nuk ka rëndësi se cilës parti i përket, duhet të dënohet dhuna ndaj gruas.

Ai ka thënë se fatkeqësisht Xhavit Ukaj kemi shumë gjithandej dhe se çdo reagim duhet ta ketë një qëllim, ta vrasim Xhavitin brenda nesh.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

JO, nuk është e pranueshme e as e arsyetueshme vërsulja e deputetit Ukaj ndaj Kryeparlamentares Osmani mbrëmë.

PO, një sjellje e tillë duhet të dënohet nga të gjithë, e veçanërisht të trajtohet shpejtë e drejtë nga organet e rendit.

JO, nuk ka fare rëndësi se cilës parti i përket i pari, e cilës e dyta.

PO, duhet të dënohet kërcënimi e dhuna ndaj gruas në cilëndo situatë e nga kushdo vjen.

JO, fatkeqësisht nuk është hera e parë.

PO, fatkeqësisht Xhavit Ukaj kemi shumë. Në mesin tonë. Gjithandej.

Dhe secili reagim do të duhej ta kishte këtë qëllim - ta vrasim Xhavitin brenda nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat