Ambasada Amerikane reagon pas sulmit në Kuvend: Njerëzit e Kosovës meritojnë më mirë - Bota Sot
Ambasada Amerikane reagon pas sulmit në Kuvend: Njerëzit e Kosovës meritojnë më mirë

Aktuale

Ambasada Amerikane reagon pas sulmit në Kuvend: Njerëzit e Kosovës meritojnë më mirë

Nga: G.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 13:28
Ilustrim

Ambasada Amerikane në Kosovë ka reaguar pas rastit të mbrëmshëm që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada ka thënë se dy muaj më parë kanë bërë thirrje që të gjitha palët të bashkohen për të zgjidhur krizën ekonomike dhe shëndetësore, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se Kuvendi ka humbur kohë në shpërqendrime dhe sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e tij.

“Njerëzit e #Kosovës meritojnë më mirë”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Dy muaj më parë, ne u bëmë thirrje të gjitha palëve të ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për të zgjidhur krizat ekonomike dhe shëndetësore. Kuvendi ka humbur kohë në shpërqendrime dhe sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e tij. Njerëzit e #Kosovës meritojnë më mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat