Zemaj: Mos na impononi gjendjen e jashtëzakonshme, më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur - Bota Sot
Zemaj: Mos na impononi gjendjen e jashtëzakonshme, më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur

Aktuale

Zemaj: Mos na impononi gjendjen e jashtëzakonshme, më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur

Nga: B.F Më: 11 korrik 2020 Në ora: 13:48
Armend Zemaj

Ministri I Shëndetësisë Armend Zemaj përmes një postimi të tij në “Facebook”ka reaguar qytetarëve se spo i vendosin maskat ,spo i respektoni rregullat antivirus, transmeton “Bota sot”.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të jenë më të vëmendshëm që mos të imponohet vendosja e gjendjës së jashtëzakonshme dhe mos ta shoh Kosovën të mbyllur. 

Postimi i plotë:

Secili sytë të Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria.

Ju po harroni se s’po vendosni maskën.

S’po respektoni rregullat antivirus.

S’mund t’ju vëmë secilit nga ju nga një polic mbrapa që të disiplinoheni.

Si shoqëri, qytetarë, familjarë, individë, ti je përgjegjës të mos e çon virusin në shtëpi.

Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur.

Virusi rëndon gjendjen e popullatës (rrezikon shëndetin, shqetëson secilin, çrregullon ekonominë dhe çmimet e ushqimeve, humbje të vendeve të punës, rrit varfërinë).

Rrit krimin (shton vjedhjen, dëmton rendin publik).

Hileqarët e shfrytëzojnë për grumbullime njerëzish në rrugë ku shtohen infeksionet.

Rrit kërkesën për ndihma sociale, vë në pikëpyetje hapjen e kufijve, hapjen e shkollave që funksionojnë edhe gjatë kësaj kohe.

Mund të rris pakënaqësinë e secilit.

Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Nuk jemi qeveri represive, por shtet demokratik.

Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur.

Vendos maskën!

Mbaje higjienën!

Respekto rregullat!

Mos u Shliro edhe ti je përgjegjës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat