Profesori i Parisit garanton: Me këto masa Kosova shpëton nga Covid-19 brenda 2-3 javëve - Bota Sot
Profesori i Parisit garanton: Me këto masa Kosova shpëton nga Covid-19 brenda 2-3 javëve

Aktuale

Profesori i Parisit garanton: Me këto masa Kosova shpëton nga Covid-19 brenda 2-3 javëve

Nga: A.Zh Më: 11 korrik 2020 Në ora: 14:10
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka treguar se cilat masa urgjente duhet t’i marrë Qeveria e Kosovës për shpëtimin e shëndetit dhe ekonomisë nga Covid-19.

Kraki si masë ka përmendur votimin e ligjit për pandeminë, porositjen e 100 milionë maskave dhe shpërndarjen e tyre falas si dhe dezinfektimin e obligueshëm të duarve në hyrje të çdo institucioni, përcjell Bota sot.

Ai ka garantuar se me këto masa, brenda 2-3 javëve do të izolohet Koronavirusi me lehtësi.

Profesori ka theksuar se me këto masa ka shpëtuar edhe Franca dhe Evropa.

Postimi i Krakit në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Ja masat urgjente qe qeveria duhet t’i ndermarre per shpetimin e shendetit dhe te ekonomise, pa pazare politike dhe pa inate personale:

- votimi urgjent i ligjit per masat kunder pandemise, ligj i cili u refuzua nga qeveria si « i panevojshem ». Me këtë ligj, me klauzola te veçanta e të perkohshme, të vendoset bartja e obligueshme e maskave në rrugë, në transport publik dhe kudo, të vendosen kritere të qarta të distancës në biznese dhe vende publike, të behet i obligueshem dezinfektimi i duarve në hyrje të çdo lokali, shitore, biznesi apo institucioni;

- porositja e 100 milionë maskave që pastrohen dhe riperdoren (tash ka stoqe me miliona edhe në Evropë);

- shpërndarja e maskave falas, nga 3 maska për person në çdo familje (Komunat i shperndajne);

Mosrespektimi i masave te cilesohet ne ligjin e ri si kundervajtje dhe perseritja e shkeljeve te cilesohet veper penale.

Nëse keto realizohen, ju garantoj që brenda 2-3 javëve shperndarja e virusit kontrollohet dhe rastet aktive izolohen me lehtesi.

Kjo do t’i shpetonte edhe bizneset te cilat nje izolim total do t’i mbyste definktivisht.

Asgje nuk po zbuloj. Keto masa e shpetuan Francen dhe Evropen. Franca gjithçka ka menaxhu me nje ligj të posaçem i cili nga sot nuk eshte ne fuqi, perveç ne disa nene.

LENI PERRALLAT e PAZARET politike!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat