Zyrtari i AAK-së flet për përplasjen në Kuvend

Aktuale

Zyrtari i AAK-së flet për përplasjen në Kuvend

Nga: G.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 14:45
AAK

Ish deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar pas incidentit që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, në seancën e mbrëmshme.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ishte e panevojshme hakërrima e  deputetit të LDK-së ndaj Vjosa Osmanit, përcjell Bota sot.

Por, Nitaj ka thënë se hiç më pak qesharak nuk është as despotizmi i Vjosa Osmanit ndaj deputetëve.

“Totalisht e panevojshme hakërrima e  deputetit të LDK-së ndaj Vjosa Osmanit! Hiç më pak qesharak nuk është as despotizmi i Vjosa Osmanit ndaj deputetëve”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat