Gani Geci: Kur u bë atentati ndaj meje, në fshatin e Thaçit dhe disa tjera kanë shtënë me armë në shenj gëzimi - Bota Sot
Gani Geci: Kur u bë atentati ndaj meje, në fshatin e Thaçit dhe disa tjera kanë shtënë me armë në shenj gëzimi

Aktuale

Gani Geci: Kur u bë atentati ndaj meje, në fshatin e Thaçit dhe disa tjera kanë shtënë me armë në shenj gëzimi

Nga: N.Sh Më: 11 korrik 2020 Në ora: 15:44
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas shumë komenteve që janë bë gjatë ditës së djeshme kundër Isa Mustafës, pasi dha lajmin se është infektuar me koronavirus.

Geci në një postim në Facebook, ka shkruar se kushdo që ia uron fatkeqësinë tjetrit, fatkeqësia do t’i zë herët a vonë.

Ai e ka përmendur edhe rastin e atentatit ndaj tij që ka ndodhur në vitin 2001, ku thotë se janë gëzuar në disa fshatra.

Geci e ka përmendur fshatin e presidentit Hashim Thaçi, Kllodernicën dhe disa të tjera që si shenjë gëzimi kanë gjuajtur me armë zjarri.

Postimi i plotë:

Të dashur miqë

Ata që gëzohën dhe urojnë për fatkeqsin e tjetrit fatëkeqësia do ti ze herēt a vonë.

Unë dajtë e mi i kamë në fshatin Izbocë, dajet e babës i kam në fahatin Polacë, dajtë e babgjyshit i kamë në fshatin Brojë janë të fisit Shalë gati gjdo fshatë të Drenicës kemi ndoni lidhje familjare.

Me 19 .10 . 2001 kurë kriminelet e organizuan atentatin kundër meje dhe më janë vra dy shokët e mi në fshatin Brojë, Klloderrnicë dhe dy tri fshatra tjera sipas infornatave janë dëgjua të shtëna në ajrë në shenjë gezimi kur është dhën lajmi se ka ndodhë atentati mbi mua.

Nii gjë mos harroni se vetëm komunistët që janë të pa fefe i gëzohën dhe urojnë për fatëkeqësin e tjetrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat