Gjendja e Jashtëzakonshme? Flet Hashim Thaçi, ka një thirrje të fundit për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Gjendja e Jashtëzakonshme? Flet Hashim Thaçi, ka një thirrje të fundit për qytetarët e Kosovës

Nga: N. H Më: 11 korrik 2020 Në ora: 15:46
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar lidhur me shtimin e madh të të infektuarëve me COVID-19 në Kosovë.

Ai ka apeluar që të zbatohen në mënyrë rigoroze masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe te respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Sipas Thaçit, vetëm në këtë mënyrë secili qytetar ruan veten, të afërmit e tij dhe gjithë shoqërinë.

Ndryshe, kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se nëse vazhdohet me këtë ritëm shtimi i të infektuarve, do të shkohet në ekstreme (Gjendja e Jashtëzakonshme), për të vetmin qëllim, që të ruhet jeta e qytetarëve.

Ja shkrim i tij:

Qytetarë të dashur,

Në javën e fundit kishim rritje të madhe të numrit të të prekurve me virusin COVID-19. Gjendja aktuale është tejet shqetësuese dhe kërkohet kujdes maksimal nga të gjithë.

Ju bëj thirrje që t’i zbatoni në mënyrë rigoroze masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe t’i respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Duke i zbatuar masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore secili qytetar ruan veten, të afërmit e tij dhe gjithë shoqërinë.

Si president i vendit shpreh falënderim të madh për gjithë personelin shëndetësor, i cili po e jep maksimumin në këtë betejë të përditshme për ta shpëtuar çdo jetë njeriu. Po ashtu, u shpreh ngushëllime të sinqerta të gjitha familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre nga ky virus vdekjeprurës. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat