Behgjet Pacolli: Shumë familje në Kosovë po humbasin më të dashurit e tyre

Aktuale

Behgjet Pacolli: Shumë familje në Kosovë po humbasin më të dashurit e tyre

Nga: E.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 15:48
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime gazetarit, Berat Buzhalës, për humbjen e babit të tij.

Ai ka shkruar se shumë famije në Kosovë po humbasin më të dashurit e tyre, dhe se apelon për dicilinë, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Shumë familje në Kosovë po humbasin më të dashurit e tyre. Me të vërtetë dhemb të shoh. Sot, miku im dhe gazetari i njohur, Berat Buzhala, humbi babanë e tij, në moshën 72 vjeçare. I shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta për Bashorin, dhe uroj jetë të gjatë për anëtarët e tjerë të familjes. Është e rëndësishme të kuptohet që virusi është ende midis nesh, dhe të vazhdojë diciplina, distanca dhe higjiena. Lutem për ditë më të mira!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat